
Në një moment vendimtar për të ardhmen e Shkodrës dhe të demokratëve, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, me një thirrje të sinqertë dhe të vendosur, kërkon mbështetjen e qytetarëve për të qenë ZANI i tyre në Parlamentin e Shqipërisë. Me bindjen se kjo betejë nuk është thjesht politike, por një kauzë patriotike, ai hyn në garë me qëllimin e qartë për të fituar dhe për të përfaqësuar me dinjitet vlerat dhe aspiratat e shkodranëve. Besimi, vendosmëria dhe përkushtimi janë parimet që e udhëheqin në këtë rrugëtim, duke ftuar çdo demokrat e qytetar të bëhet pjesë e një paktit të ri, ku fjala dhe interesi i Shkodrës të dëgjohen fuqishëm në Kuvend.
Statusi i plotë:
Bani t’jem ZANI juj n’Parlamentin e Shqipnis!
Beteja e 11 majit asht betejë patriotike e n’beteja patriotike njeriu futet edhe me vdek, jo ma me u pengu nga parehatia e listave t’hapuna! Gjithkush mendon gjithmonë se meriton ma shumë e unë s’baj përjashtim me shumë mundsi, por t’jesh kandidat i PD në zgjedhjet legjislative asht nder dhe privilegj për të cilat i jam mirnjohës kujdo që ndikoi që unë t’jem pjesë. Nga ai zotnia që ditën e primareve me tha: “u çova i sëmur prej shtratit veç me t’dhan votën ty”, deri tek skeptiku e kritiku ma i madh kto vite t’angazhimit tem.
Kam një parim në jetë, që për sa kohë nuk je i zoti me vendos rregullat e lojës, lufto deri sa t’i ndryshosh ato. Une futem n’kyt garë jo me marr pjesë, por me fitu dhe me ndihmen tuj do ja dalim.
Ftoj çdo qytetar e demokrat të Shkodrës të më mbështesë në sfidën e vështirë dhe përgjegjësinë që kam marr përsipër. Në këtë betejë përfaqsoj përveç PD, të gjithë ata që besojnë tek unë e tek ajo që unë mishëroj. Jam i sigurt që JENA SHUMË e për kyt arsye pranova kushtet e kandidimit.
Jam i bindun qe ka ardh koha për një PAKT TË RI me demokratin dhe qytetarin shkodran.
Veç besoni vedin dhe ju premtoj që Shkodra do t’ketë nji ZA në Parlament, që s’ka me ju zhgenjy.
Shënim: lista e hapur nuk ka rënditje. Një votë më shumë e përcakton rënditjen.!
Ted Kopliku