Nelson Hysa mes më të mirëve të Botës në boks…

Shpërndaje

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shënuar një arritje historike, duke u renditur i 11-ti në botë në kategorinë e peshave të rënda nga dy prej federatave më prestigjioze të boksit profesionist, WBO dhe WBA. Ky është një sukses i paprecedentë për Shqipërinë, që tregon qartë progresin e këtij sporti në vend.

Me një rekord mbresëlënës prej 22 fitoresh në po aq ndeshje, 20 prej tyre me nokaut, Hysa po shkëlqen në arenën ndërkombëtare dhe është kthyer në një ambasador të vërtetë të boksit shqiptar. Ai pritet të rikthehet më 25 qershor në Londër për një tjetër sfidë të rëndësishme që mund ta çojë mes 10 më të mirëve në botë.

Përveç suksesit personal, Hysa ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe zhvillimin e boksit në Shqipëri, si dhe në organizimin e eventeve sportive në vend dhe jashtë tij. Aktivitetet e tij janë shtrirë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Gjermani, Zvicër dhe Angli, ndërsa ambiciet e tij vazhdojnë të rriten, gjithmonë me qëllimin për ta ngritur sa më lart flamurin kuqezi.

Shpërndaje