
Nga 3 marsi, ndalohet çdo rekrutim i ri në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore. Procedurat e nisura duhet të përfundojnë, por nuk do të lejohen punësime të reja në ministri, institucione apo shoqëri aksionere me pronësi shtetërore.
Përjashtime do të ketë vetëm për raste emergjente në fusha të rëndësishme si infrastruktura kritike, shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja.
Ky vendim është pjesë e masave për monitorimin e administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor, me synimin për të garantuar transparencën dhe shmangien e ndikimeve politike në punësime.