Ngjarje tragjike në Balldre të Lezhës: i moshuari bie në shpellë dhe humb jetën…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në një shpellë natyrore rreth 20 metra të thellë. Menjëherë pas njoftimit nga familjarët për zhdukjen e tij, policia dhe zjarrfikësit janë nisur drejt zonës malore përballë banesës së viktimës.

Pas kërkimeve, trupi i pajetë është konstatuar brenda në shpellë dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e tij. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur dinamiken.

Shpërndaje