
Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e aksit Qafë Qelë (Vau i Dejës) – Koman, një investim i rëndësishëm që premton zhvillim për zonën dhe banorët e saj.
Postimi i Kryebashkiakut Shkreli:
I lumtur të ndaj me ju lajmin e mirë për nisjen e punimeve në aksin Qafë Qelë (Vau i Dejës) – Koman.
Mirënjohës qeverisë shqiptare, veçanërisht Kryeministrit Edi Rama, për mbajtjen e premtimit të dhënë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po i kthen Vaut të Dejësit investimin e merituar.
Ky investim shërben jo vetëm për banorët tanë, por për gjithë vendin.
Rikonstruksioni i këtij aksi hap rrugë zhvillimit turistik të zonës në të cilën sot qarkullojnë rreth 150 mijë turistë në vit.
Punë të mira na presin!
