Një 7 Mars i Veçantë: Ish-Nxënësit Nderojnë Mësuesin 92-Vjeçar Luigj Shabani…

Shpërndaje

Ky 7 Mars ishte një ditë e veçantë për ish-mësuesin 92-vjeçar, Luigj Shabani. Pas 50 vitesh, ish-nxënësit e tij të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër u bashkuan për t’i bërë një surprizë dhe për ta falënderuar publikisht për kontributin e tij të çmuar në arsimimin e tyre. Me shumë emocion, ata i shprehën mirënjohjen për punën e palodhur dhe dashurinë që ai u ka dhënë ndër vite.

Gjatë karrierës së tij si mësues, Luigj Shabani është përballur me sfida të shumta, por sot ndihet krenar teksa sheh suksesin e ish-nxënësve të tij. Ky moment i riktheu kujtimet e një jete të përkushtuar ndaj mësimdhënies dhe edukimit të brezave të rinj.

Aktiviteti u përmbyll në bibliotekën e qytetit, ku Bashkia e Shkodrës organizoi një ceremoni zyrtare në nderim të mësuesit Shabani, duke vlerësuar kontributin e tij të vyer në arsim.

Shpërndaje