
Në një atmosferë të ngrohtë dhe qytetare, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Ted Kopliku zhvilloi një takim falënderues me mbështetësit e tij në ambientet e kinemasë “Republika”. Aktiviteti, i mbajtur të mërkurën më 21 maj, mblodhi qindra qytetarë, duke reflektuar mbështetjen që kandidati ka marrë gjatë procesit zgjedhor, me mbi 7000 vota në favor.
Nën moton “Një rrugëtim që nuk mbaron”, ai theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në angazhimin politik dhe premtoi se zëri i qytetarëve do të vazhdojë të dëgjohet. Takimi u vlerësua si një shenjë e qartë e lidhjes së fortë mes kandidatit dhe komunitetit shkodran.
