
Myftinia Shkodër njofton besimtarët se dita e Arafatit është të enjten, më datë 5 qershor 2025. Syfyri do të jetë në orën 03:00, ndërsa iftari në orën 20:19.
Dita e parë e Kurban Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025. Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit do të zhvillohet në shesh, pranë xhamisë “Ebu Bekër” në Fushë Çelë.
Falja e namazit të sabahut me xhemat do të kryhet në orën 04:45. Pas saj, do të mbahet një ligjëratë dhe këshilla fetare për besimtarët.
Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 06:00, dhe më pas do të mbahet hytbeja e Bajramit.
Pritja e vizitave për Bajram do të zhvillohet në xhaminë “Ebu Bekër”, Fushë Çelë, nga ora 09:00 deri në 10:30. Besimtarët luten të respektojnë etikën e veshjes gjatë kësaj kohe, pasi pritja bëhet në një ambient të shenjtë dhe adhurimi.
Myftinia Shkodër uron të gjithë besimtarët me zemër të mirë: Gëzuar Kurban Bajramin dhe për shumë vjet të tjera!