Njoftim për bllokimin e disa akseve rrugore në Shkodër për shkak të punimeve…

Shpërndaje

Bashkia Shkodër njofton qytetarët se, në kuadër të projektit të rivitalizimit të zonës së Zdrales, disa akse rrugore do të jenë të përkohësisht të bllokuara për qarkullim. Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një hapësire moderne për komunitetin. Më poshtë gjeni detajet mbi rrugët e prekura dhe oraret e kufizimeve.

NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR:

⚠️ Të nderuar qytetarë!

Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të rivitalizimit të zonës së Zdrales, ditën e martë, më 4 Shkurt, nga ora 13:00 deri në orët e vona të mbrëmjes do të jenë të bllokuara tre akse rrugore:

  • Rruga Myzafer Pipa
  • Rruga “Kongresi i Manastirit”
  • Rruga “Hamz Kazazi”
    Gjithashtu, këto akse rrugore do të jenë të bllokuara edhe ditën e mërkurë, më 5 Shkurt, pas orës 08:30.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për këtë bllokim, i cili bëhet me qëllim përmirësimin e infrastrukturës në zonë dhe krijimin e një hapësire të transformuar për qytetin e Shkodrës.

Shpërndaje