Nusja e goditi me bastun vjehrrën, 82 vjeçarja: Kur më pa djali nuk më dërgoi në spital, denoncuan fqinjët…

Share your love

Lëviz me bastun pasi më parë ka pësuar ishemi. Por ditët e vështira për Nazmien janë bërë edhe më të rënda, pasi nusja e të birit, 43 vjeçarja Elmira Buci, e ka rrahur e goditur pikërisht me bastunin me të cilin lëviz.

82 vjeçarja tanimë ndodhet në spital e shtruar, atje ku ka treguar për median sesi u dhunua nga nusja.

”Kam ken në shpi, u kap nusja me mu. Unë mezi eci me shkop se jam me ishemi, edhe më ra, më goditi më mbuloi gjaku… shkova në banjë m’i ka hedhë tri kova me ujë, më ka zhvesh lakuriq më dha një kmishë nate.

Ç’a me i thonë ajo gjysma jeme, unë 82 vjeç se kto s’marrin vesh… Më para m’i ka shkul flokët… Djali ka kenë n’punë, kur erdhi i diktova.”-tregoi e moshuara, Nazmie Buci.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, më 10 shtator, por e moshuara nuk është dërguar në spital që atë ditë. Djali 50 vjeçar i të moshuarës e ka mësuar ngjarjen prej nënës së tij, në momentin kur është kthyer nga puna. Sipas të moshuarës, ajo ka dashur të shkojë në spital e të njoftojë policinë, por ia kanë thyer celularin.

“M’tha nonë pse u kape me të, ti e di që ajo është pak… unë s’u kapa isha t’u nejt. S’më çoi djali në spital veç më ka pastru ftyrën se kam kenë mulut ngjak…

Ma morën telefonin prej durësh se desha me lajmëru policinë, dhe ma hodhën përtokë ma thyen.”-tregoi e moshuara.

Denoncimi është bërë nga fqinjët, kur këta të fundit kanë parë të moshuarën me plagë në fytyrë. Policia tanimë ka arrestuar 43 vjeçaren dhe vijon me hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen. E moshuara fatmirësisht nuk ka plagë të rënda dhe është jashtë rrezikut.

Share your love