
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka dalë në një konferencë të përbashkët me kryeprokurorin e Barit, Roberto Rossi, dhe drejtorin e mafies italiane, Michele Carbone, të cilët kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e gjerë antidrogë Itali – Shqipëri.
Në fjalën e tij, Dumani tha se:
“Ky është një hap tjetër të rëndësishëm kundër krimit të organizuar. I është dhënë një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. U godit nje prej grupeve më të fuqishme kriminale në vend. Ky është një shembull i asaj që mund të arrihet në rast se institucionet bashkëpunojnë. Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, policinë e shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera”.
Ndërsa kryeprokuror i Barit u shpreh:
“Po vijojmë punën për arritjen e rezultateve të përbashkëta dhe për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit në Shqipëri dhe veçanërisht SPAK janë shumë të afta bashkë me ne.
Mafia shqiptare për fat të keq është forcë ndërkombëtare shumë e madhe por jemi të sigurt se populli shqiptar me anë të autoriteteve të drejtësisë do të jetë në gjendje ta luftojë këtë kancer.
Përmes bashkëpunimit që është perfekt, jemi të sinkronizuar për të arritur këtë objektiv”.
Ky operacion çoi në arrestimin e 52 personave në Shqipëri e Itali.