Osman Stafa: Rezonanca në spitalin e Shkodres e prishur prej 21 prillit, pacientët kthehen në shtëpi pas 5 muaj pritje…

Shpërndaje

Spitali Rajonal i Shkodrës vijon të përballet me mungesa serioze në shërbime jetike. Prej më shumë se një jave, aparatura e rezonancës magnetike është jashtë funksionit, duke detyruar dhjetëra pacientë të largohen pa u ekzaminuar, ndonëse kishin pritur me muaj për këtë shërbim. Situata është alarmante dhe pasqyron neglizhencën e institucioneve shëndetësore ndaj qytetarëve.

Denoncimi i gazetarit Osman Stafa:

⚠️🚫Spitali i Shkodrës pa rezonancë magnetike.

🔴Rezonanca magnetike është prishur prej së hënës së javës së shkuar, 21 prill.

🔴Pacientët që prisnin prej 4-5 muajsh për të bërë rezonacën nuk po e bëjnë, e po kthehen në shtëpi. Për të bërë këtë ekzaminim, ata duhet të futen përsëri në sistem, dhe do u duhen të presin tashmë deri në shtator. Sepse radha ka shkuar tashmë 5 muaj.

Shpërndaje