
Puno dhe jeto aty ku ke zemrën❤️⛰️🇦🇱
“Paketa e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar, për t’u hapur rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre⛰️🇦🇱
📃Procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale për ndërtimin e agroturizmeve, bujtinave, qendrave rekreative e sportive🤝
✅ 500 përfituesit e parë 10 vjet pa asnjë taksë😍
⛷️🚵♀️☀️Turizëm gjithëvjetor për të shfrytëzuar potencialin e miliona vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë❤️🇦🇱