
Parlamenti iranian ka shprehur mbështetjen për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare. Edhe pse ende jo zyrtare, sinjali është i qartë dhe i fortë.
Kjo ngushticë është një nyje kyçe për transportin global të energjisë, duke kaluar përmes saj rreth 20% e naftës botërore dhe sasi të mëdha të gazit të lëngshëm nga Katari, Emiratet dhe Arabia Saudite.
Një mbyllje e mundshme e saj do të sillte pasoja të rënda për tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe do të rrezikonte destabilizim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.