Patrullim në rrugët e Perugias dhe Spoletos, dy efektivë shqiptarë nisen me shërbim të veçantë drejt Italisë…

Share your love

Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë nisur drejtë Italisë me shërbim të veçantë për patrullim në rrugët e Perugias dhe Spoletos. Ata do të kryejnë patrullim në mbështetje të autoriteteve policore italiane, për të forcuar ndihmën ndaj turistëve deri më 16 korrik, në lidhje me ngjarjet kryesore të verës.

Është hera e parë që projekti i koordinuar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor dhe i testuar në destinacionet kryesore turistike kombëtare italiane zbarkon në Umbria me iniciativën e Shtabit të Policisë së Perugias. Bashkë me dy policët nga Tirana do të jenë edhe 2 kolegë të tyre spanjollë. Patrullat e përziera shqiptare, italiane dhe spanjolle do të kenë detyra për ruajtjen e rendit publik dhe kontrollit të territorit, por mbi të gjitha shkëmbimin e informacionit për të garantuar asistencë të plotë dhe me ndikim në sferën e sigurisë, falë agjentëve që flasin gjuhën amtare të vizitorëve dhe njohin proceset ligjore dhe kanalet diplomatike të vendeve përkatëse.

Gjatë kësaj periudhe në Perugia pritet të ketë disa organizime artistike, dhe prania e efktivëve shqiptarë me uniformë të Policisë së Shtetit pritet ta bëj më të thjesht komunikimin e shqiptarëve që vizitojnë këto aktivitete, për çdo problematikë apo nevojë. Me uniformë, por pa armë, nga 22 qershori deri më 17 korrik, 3 skuadrat policore do të konsolidojnë lidhjet tashmë të vendosura edhe për hetime të ardhshme.

Share your love