PD publikon listën përfundimtare të kandidatëve për primaret në Shkodër…

Shpërndaje

Partia Demokratike ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve për primaret në qarkun e Shkodrës. Krahas listës fillestare, janë shtuar edhe katër emra të rinj, duke e çuar në 31 numrin e kandidatëve që do të votohen nga anëtarësia demokrate në këtë proces. Ndër emrat e përfshirë në votim janë Age Qafa, Eugent Prendi, Gjeorgjeta Hila dhe Valentino Lumaj.

Procesi i votimit do të zhvillohet më 1 mars dhe do të organizohet sipas ndarjes së anëtarësisë së PD-së në pesë bashkitë e qarkut të Shkodrës. Çdo anëtar i PD ka të drejtë të zgjedhë vetëm një kandidat nga lista e 31 emrave të propozuar. Ky votim synon përzgjedhjen e përfaqësuesve më të denjë për garën elektorale të ardhshme.

Pas përfundimit të votimit, Kryesia e Partisë Demokratike në Tiranë do të administrojë dhe shqyrtojë procesin, duke hartuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë. Kjo listë do të shërbejë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku PD do të garojë për përfaqësimin e qarkut Shkodër në Kuvend.

Ja lista e emrave:

  1. Age Ndue Qafa
  2. Aleksandër Gasper Kaçi
  3. Alfred Dedë Pllumbi
  4. Alfred Gjergj Thekna
  5. Arben Ismajl Lushaj
  6. Arben Xhavit Maliqi
  7. Arian Sadik Peraj
  8. Bardh Ali Spahia
  9. Eliona Vat Shkrela
  10. Eugent Lin Prendi
  11. Gentian Simon Ndoj
  12. Gjergjeta Vitor Hila
  13. Glorja Andreja Shllaku
  14. Greta Zef Bardeli
  15. Ilirjana Flamur Agolli
  16. Imeldi Besnik Sokoli
  17. Irena Lodovik Shala
  18. Izmira Niazi Rusi (Ulqinaku)
  19. Jesmina Bajram Pikalaci (Lici)
  20. Kolë Gjergj Beka (Livadhi)
  21. Kristian Nadin Preçetaj
  22. Ledinë Shevqet Mandija
  23. Lodovik Stak Hasani
  24. Lorenc Karlo Luka
  25. Mimoza Xhelal Rexhvelaj
  26. Ndoc Dedë Ashta
  27. Ramadan Rexhep Likaj
  28. Senada Kujtim Mehmeti
  29. Ted Ilir Kopliku
  30. Valentino Nikoll Lumaj
  31. Vildane Xhemshit Gushta (Kazazi)
Shpërndaje