
Partia Demokratike e Shkodrës zhvilloi një mbledhje të rëndësishme të kryesisë, ku u prezantuan sekretari politik i degës, z. Besnik Kastrati, dhe sekretari organizativ, z. Gjenarin Kapcari. Gjatë takimit u diskutua për organizimin e protestës kombëtare të 8 shkurtit, e cila pritet të gjejë mbështetje të madhe nga qytetarët e Shkodrës, të lodhur nga keqqeverisja e mazhorancës.
Statusi i kryetares së PD Shkodër Eliona Shkreli:
Sot në mbledhjen e kryesisë ku prezantuam sekretarin politik të degës z.Besnik Kastrati dhe sekretarin organizativ të degës z.Gjenarin Kapcari!
Protesta e 8 shkurtit dhe çështjet organizative ishin pikat kryesore të mbledhjes!
Protesta kombëtare gjen mbështetje të padiskutueshme nga Shkodra e cila tashmë e lodhur përherë e më shumë nga keqeverisja Rama-Beci do reagojë përmes pjesëmarrjes masive!
Fitorja fillon nga Shkodra✌️

