
15 deri 20 raste me virozat e stinës, cdo ditë paraqiten në Qendrën Shëndetësore Mes, në Njësinë Administrative të Postribës në Shkodër.
Nuk përjashtohen rastet e pickimeve nga insektet, bën të ditur mjeku i kësaj qendre shëndetësore, Sokol Zhabjaku.
Bluzat e bardha në Qendrën Shëndetësore Mes , janë edhe në shërbim të turistëve të cilët vijnë për të vizituar Luginën e Kirit, Urën e Mesit, dhe Kalanë e Drishtit.
Personeli mjekësor bën apel për të gjithë popullatën e zonës që të mos neglizhojnë simptomat apo të mos marrin medikamente pa kryer vizitat pranë mjekut më parë.