Plagosje me armë në fshatin Golem të Shkodres.

Share your love

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Golem të Shkodres.

I plagosuri është transportuar drejtë spitalit të Shkodres, nderkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi Mario Kroni, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Kola, 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Share your love