
Presidenti i Vllaznisë, Lazer Matija, ka komentuar me tone të forta dështimin e ekipit të femrave të Gramshit për të arritur finalen në futboll. Sipas tij, Gramshi ka qenë thjesht një “flluskë sapuni” për këtë sezon, duke theksuar se mungesa e strategjisë dhe investimet e gabuara nga drejtuesit kanë çuar në këtë rezultat.
“Investojnë pa asnjë plan, tentojnë të fitojnë ndeshje në mënyra të dyshimta. Kjo ishte e pritshme. Tani duhet të themi: ‘Na ishte njëherë Gramshi’, sepse nuk besoj se do të mbetet një ekip në të ardhmen,” u shpreh Matija.