“Primaret”/ Mbyllet numërimi në Shkodër, këto janë 3 kandidatët më të votuar…

Shpërndaje

Numërimi i votave për primaret e PD në Qarkun Shkodër është mbyllur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Në Bashkinë e Shkodrës, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka rezultuar më i votuari me 380 vota, i ndjekur nga Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Pas tyre renditen Kol Livadhi, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës kryeson Gentian Ndoj.

Shpërndaje