
Aktualisht, në burgun e Reçit ndodhen 286 të paraburgosur. Nga këta, 273 kanë të drejtë vote, por vetëm 239 janë përfshirë në listën përfundimtare të zgjedhësve. Ndërkohë, 34 të tjerë janë shtuar si votues me të drejtë vote, por nuk figurojnë në listë.
Nga totali, 221 të paraburgosur kanë karta identiteti të vlefshme. Pjesa tjetër përbëhet nga:
- 39 pa kartë ID,
- 8 me karta të skaduara,
- 5 me karta të dëmtuara,
- 4 në pritje të kartës pas aplikimit.
Ndër ta, 37 të paraburgosur pa dokument identifikimi kanë deklaruar zyrtarisht se nuk dëshirojnë të votojnë, ndërsa 2 të tjerë në të njëjtën gjendje nuk kanë firmosur deklaratë.
Gjithashtu, 23 të paraburgosur që kanë mbërritur pas përpilimit të listës përfundimtare kanë kërkuar në gjykatë të përfshihen në votim, ndërsa 23 të tjerë nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë.
Në fund, 13 të paraburgosur janë shtetas të huaj dhe nuk përfshihen në procesin zgjedhor.
