
“Të nxënit në vendin e punës”, është një program pilot që po zbatohetnga Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër, s ipjesë e skemës kombëtare “Garancia Rinore”. Të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç, të regjistruar si punëkërkues, po ndjekin aktualisht trajnime 3 deri në 6 mujore pranë bizneseve vendase, kryesisht në sektorin e turizmit, për t’u punësuarmë pas në këto njësi.
Të rinjtë të përfshirë në këtë program e shohin këtë si një mundësi reale përtëfituar një profesion dhe për t’u integruar shpejt në tregun e punës.
Aftësimi professional, veçanarisht në sektorin e turizmit dhe shërbimeve është në prioritetet e Drejtorise Rajonale të Punësimit në Shkodër, pasi tregu i punës përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar.
Sipas të dhënave zyrtare në Shkodër janë të regjistruar rreth 3200 punëkërkues të papunë.
Ndërkohë, rreth 350 vendetë lira pune janë shpallur nga subjekte të ndryshme në Shkodër,në portalin zyrtar të punësimit.