Punime në rrugët e Shkodres, Bashkia njofton për kufizim levizje…

Shpërndaje

Të nderuar qytetarë,

Ditën e hënë, më 27.01.2025, do të kryhen punime për ndërtimin e korsisë së biçikletave nga sheshi “Parrucë” deri te sheshi “Demokracia”.

Gjithashtu, po të hënën do të nisin punimet për rindërtimin e kolektorit kryesor të qytetit nga sheshi “Demokracia” deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Ju kërkojmë mirëkuptim për lirimin e hapësirave të parkimit në këto zona të qytetit. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të jenë në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangien e trafikut gjatë punimeve.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Shpërndaje