
Jo vetëm sektori i manifakturës, por edhe ai i mobilerisë po preken nga importi i punonjësve të huaj.
Kërkesa e lartë për mobilje, e shkaktuar nga rritja e ndërtimit të pallateve të reja, ka bërë që të kërkohen punonjës të huaj, pasi shumë prej prodhueseve shprehen se nuk po arrijnë të përballojnë ngarkesën.
“Puna është bërë shumë e vështirë, pasi jo vetëm që operojmë brenda, por edhe jashtë vendit. Për shkak të rritjes së kërkesës, po angazhojmë punonjës të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme,” thotë Gentjan Margjini, pronar i një agjencie mobiliare në kryeqytet.
Emigrimi masiv gjatë dekadës së fundit ka bërë gjithnjë e më të vështirë gjetjen e fuqisë punëtore brenda vendit.
Kjo ka nxitur biznesin vendas që të përballojë kërkesën e rritur, ndërkohë që importi i mobiljeve ka arritur nivele rekord, duke i shtyrë ata të angazhojnë punëtorë të huaj.