Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor/ Preçi: Kërkojmë të jemi në katin e parë në Poliklinikë…

Shpërndaje

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.

 Pas rikontruksionit të saj, ky shërbim nuk do të jetë më në kat të 1 por në të tretin gjë e cila, sipas neuropsikiatrit Preci, është jo positive për këtë kontigjent.

Preçi tregon se ky shërbim është tejet delikat ndaj duhet marrë masat e duhura nga ana e drejtuesve të spitalit.

I kontaktuar nga RTSH Shkodra, drejtori rajonal i Spitalit të Shkodrës , Senad Halluni, ka bërë me dije se grupet e e veçanta për shkak të problemeve që janë janë vendosur në kat të 1 siç janë të sëmurët që trajtohen me metadon, reparti i neurologjisë dhe ortopedisë.

Shpërndaje