Rama “braktis” Shkodrën, bëhet “zëvendësi” i Veliajt në Tiranë…

Shpërndaje

Edi Rama konfirmoi sot se ai do të kandidojë për deputet në qarkun Tiranë ndonëse më herët kishte lënë të kuptonte se do t’i printe listës së qarkut Shkodër. Rënia e Erion Veliajt në burg, e shtyn kreun e PS të fokusohet më shumë në Tiranë, qark që prodhon edhe më shumë mandate.

“Edhe unë duhet të jem këtu në Tiranë bashkë me skuadrën pas asaj që ndodhi dje dhe nuk diskutohet që 11 maj Tirana do t’i japë Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë, do e bëjmë gjithçka mavi”, deklaroi Rama gjatë një eventi për shpalljen e Tiranës kryeqytet i Shqipërisë 105 vite më parë.

Gjatë fjalës së tij Rama i shpalli luftë të hapur SPAK-ut teksa vuri në dyshim procesin ndaj Erion Veliajt.

Shpërndaje