Rama firmos: Ilir Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Ministri Hoxha: Institucionet verifikuan pastërtinë e tij! Procesi transparent…

Share your love

Kryeministri Edi Rama firmos emrin e Ilir Prodës si drejtori i Policisë së Shtetit. Së shpejti hapet gara për drejtorët e policive në qarqe.

“Kandidati i cili sot u emërua sot do të jetë në krye të policisë dhe menjëherë do të hapim konkurimin për drejtuesit e policive në qarqe” tha ministri Hoxha pas mbledhjes së qeverisë.

Pyetje: A e përligj imazhin e ri të drejtorit të policisë së shtetit fakti që SPAK më herët i ka sekuestruar telefonin për të bërë verifikime lidhur me dekonspirimin e një operacioni sa i takon bandave të Elbasanit?

“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyeten në një kohë record dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga cdo organ ligjzbatues dhe pastëria e tyre është në përputhje të plotë me ligjin. Ky proces konsiderohet transparent, integrues dhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa të verifikimit” tha Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. 

Share your love