Rekord i ri në 400 metra – Franko Burraj shkëlqen në Kupën e Shqipërisë…

Shpërndaje

Në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, të mërkurën më 21 maj, u zhvillua Kupa e Shqipërisë në Atletikë, ku nuk munguan emocionet dhe rezultatet mbresëlënëse.

Franko Burraj, atleti i Vllaznisë, shkëlqeu në garën e 400 metrave duke vendosur një rekord të ri kombëtar. Ai përmirësoi kohën e tij personale të vitit 2022, duke e zbritur nga 46:16 në 46:14, çka e bëri atë atletin më të mirë në këtë disiplinë për meshkuj.

Në garën për femra, Iljana Beqiri e Tiranës triumfoi në të njëjtën distancë me kohën 56:16, duke u shpallur sportistja më e mirë e turneut.

Këtë vit, veçanërisht u vu re mungesa e kampiones Luiza Gega, e cila ka vendosur të marrë një sezon pushimi pas shumë viteve garimi intensiv.

Shpërndaje