
Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim me kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), znj. Gentiana Sula, ku u diskutua për një marrëveshje bashkëpunimi që synon t’i ofrojë studentëve dhe pedagogëve qasje të drejtpërdrejtë në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.
Marrëveshja parashikon disa drejtime kyçe të bashkëpunimit, mes të cilave:
- Qasje në dokumente arkivore për studentë dhe pedagogë, për qëllime studimore dhe shkencore;
- Angazhimi i studentëve në transkriptimin dhe analizimin e dëshmive historike;
- Përdorimi i dokumenteve si burim për tema masteri dhe doktorate;
- Mbështetje teknike dhe akademike nga universiteti për projektet e përbashkëta;
- Organizimi i veprimtarive të përbashkëta në ambientet e të dy institucioneve;
- Përfshirje e komunitetit universitar në nisma që lidhen me dokumentimin e së kaluarës;
- Promovim i bashkëpunimit në media dhe kanale zyrtare.
Ky hap vlerësohet si një mundësi e re për të lidhur kërkimin akademik me edukimin qytetar dhe ruajtjen e kujtesës historike. Marrëveshja pritet të konkretizohet në muajt në vijim.