Reshjet e borës rikthehen në Qarkun e Shkodrës…

Shpërndaje

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore në disa zona të qarkut të Shkodrës. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, disa centimetra dëborë kanë mbuluar zonat e thella të Shkodrës dhe Kelmendin e Malësisë së Madhe.

Edhe qyteti i Pukës është zgjuar i mbuluar nga dëbora këtë mëngjes. Deri tani, në disa fshatra ka probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa qarkullimi rrugor vijon normalisht.

Shpërndaje