Revista “I News Arte” për piktorin skulptorin Alfred Mirashi dhe Shkodren…

Revista presticioze “I NEWS ARTE” e muajit mars 2024 që botohet në Zvicër i ka kushtuar  hapësirë që në kapërtinë dhe faqet e para piktorit skulptorit shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot dhe qytetit verior Shkodres.

Shkrimtari dhe pubblicisti i njohur Albert Vata në prag të inagurimit në këtë qytet tē skulpturës gjigande “Çelsi I tē sotmes” i benë një vlersim projektit “Çelsat e Unitetit” , rrugëtimit të punēs të apasionuar të artistit Alfred Mirashi Miloti me banim në Firenze,ku fal këtij pasioni dhe ideje me vlera artistike bashkekohore ka arritur të  pushtojë hapsirat publike pertejToskanës ,në Napoli,ku në prani tē 300 studentëve e autoriteteve lokale ,me prezencen e Kryetarit të Bashkisë Geatano Manfredi,në “Piazza Mercato” u perurua” Çelsi I tē sotmes” 10 m i larte.

Dhe ne muajin maj tē këtij viti , artisti Miloti pasi fitoi konkursin e shpallur nga Ministria e Kultures “Arti nē hapsirat publike” po pregadite nē derdhje çeliku vepren skulpturale 20 m.e larte “Çelsi I tē sotmes” vepēr qē do tē vendoset nē hyrje tē qytetit tē Shkodrēs nē rotonden tek Bexhisteni .
“Çelsi shqiptar artistit Miloti një vepër  gjigande pēr Shkodren dhe monument i shprtit krijues”, shkruan në mes tè tjerave Revista nē fjalë.Artikulli i shkrimtarit Albert Vata ,dhe vlersimet e gazetarit italian Antonio Campanile  ne kere reviste janē shoqëruar dhe me disa foto ku skulpetori Alfred Mirashi ēshtë në pritjen që ka bëre Kryebashkiaku Benet Beci ne prezencen e Ambasadorit te Italise ne Tirane z. Fabrizio Bucci nē si dhe takimin me Ministren e Kulturēs Znj. Elva Margariti.
Gjithashtu jane ekspozuar foto me ngjyra nga qyteti i Shkodres ,aty ku do vendoset “Çelsi I tē sotmes”,,çka simbolizon hapjen e komunikimit midis komunitetit,shteteve
në hapsirat e globit.

NGA: NAMIK MEHMETI FIRENZE