Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha/ Flet Nesti Kiri, ish- studenti që mori pjesë në grevë…

Shpërndaje

Ngjarjet e dhjetorit 1990 u pasuan me përshkallëzim të protestave  në fillim të vitit 1991 dhe kulmuan me greven e  urisë së një grupi studentësh, të cilët frymëzuan gjithë banorët e kryeqytetit, për t’u derdhur në rrugë e për të mësymur sheshin Skënderbej.

 Sot, 34 vite më pas, ish-studenti Kiri  kujton sesi u regjistruan 103 studentë për të qene në grevë e pas disa minutash u bënë 700.

Momenti më emocionues për të ishte nderimi që i bënë flamurit, si akt i fundit pasi grevistët nuk e menduan asnjëherë se mund të dilnin të gjallë.

Rrëzimi i përmendores së diktatorit Enver Hoxha, mesditën e datës 20 shkurt 1991, do të shënonte ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.

Shpërndaje