Rritet dhuna në familje në Shkodër, në mbi 90% të rasteve viktima janë gratë…

Shpërndaje

Shifrat e dhunës në familje po rriten nga viti në vit. Edhe viti 2025 ka nisur në Shkodër me të dhëna tronditëse, ku për 2 muajt e parë të vitit janë 34 raste divorci që kanë patur si shkak përplasjet fizike mes bashkëshortëve.

Prej tyre, në 10 raste janë lëshuar menjëherë urdhrat e mbrojtjes.

Rastet në mbi 90% të tyre janë nga nëna me fëmijë. Dominon dhuna psikologjike, por nuk mungon as ajo fizike.

“Asnjëherë nuk është dëshirë divorci, por kur konfliktet arrijnë në një nivel ekstrem, zgjidhja e këtij problemi bëhet e pashmangshme”, thotë aktivistja Trëndelina Boriçi.

Gjatë vitit të kaluar janë trajtuar 200 raste divorci. Një aspekt shumë i rëndësishëm është fakti që gratë që kërkojnë ndihmë nuk janë kërcënuar nga ish-bashkëshortët e tyre, pasi tashmë i druhen veprimit të policisë, pas lëshimit të urdhërave të mbrojtjes./vizionplus.tv

Shpërndaje