
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 56.647 persona të vrarë që nga 7 tetori 2023.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, spitalet kanë pranuar 116 të vdekur dhe 463 të plagosur. Ndërkohë, që prej datës 18 mars – pas thyerjes së armëpushimit të arritur më 19 janar – janë regjistruar të paktën 6.315 viktima dhe mbi 22.000 të plagosur.
Numri total i të plagosurve që nga fillimi i sulmeve ka shkuar në 134.105, ndërsa shumë trupa mendohet se ndodhen ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Gjithashtu, nga 27 maji e në vazhdim, në zonat e shpërndarjes të vendosura nën emrin e ndihmës humanitare të drejtuar nga Izraeli dhe SHBA-të, janë vrarë 600 persona dhe janë plagosur 4.278 të tjerë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme.