
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri për Policinë Bashkiake, duke prezantuar drejtuesin e ri të këtij institucioni, Saimir Rrustemi. Në një takim me strukturat e policisë, ai ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për kontributin e Elton Myrtajt, i cili mbetet pjesë e ekipit. Ky ndryshim synon forcimin e mëtejshëm të këtij shërbimi në dobi të qytetarëve të Shkodrës.
Postimi i Kryebashkiakut Beci:
Me Saimir Rrustemin, nga sot nisim një rrugëtim të ri për Policinë Bashkiake.
Para strukturave të policisë bëmë prezantimin e titullarit të ri dhe falënderuam Elton Myrtajn, i cili do të jetë sërish pjesë e ekipit tonë dhe që ka vënë bazat e funksionimit të këtij institucioni, i cili sot ka një imazh të ri në Shkodër.
Jam i sigurt se eksperienca dhe profesionalizmi i Saimirit do të jenë një vlerë e shtuar për Policinë Bashkiake dhe për Shkodrën.