Senada Mehmeti, inxhinierja e parë e Aviacionit, kandidate në primaret e PD për Shkodrën…

Shpërndaje

Senada Mehmeti, inxhiniere e parë e Aviacionit në Shqipëri, është kandidatja më e re që i shtohet garës së primareve në radhët e Partisë Demokratike për qytetin e Shkodrës. Ajo është pedagoge në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Aviacionit, si dhe një aktiviste e angazhuar për të drejtat e grave. Mehmeti ka qenë pjesë e konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka referuar për fuqizimin e gruas dhe vajzave në shoqëri, si dhe për lidershipin rinor.

Me kandidaturën e saj, ajo synon të sjellë kontributet e saj në profesion, në kërkimin shkencor dhe në angazhimin e të rinjve, grave dhe vajzave brenda politikës. Për të, politika nuk është thjesht një mjet për të qeverisur, por një instrument i rëndësishëm për të ndikuar pozitivisht në shoqëri dhe për të krijuar hapësira demokratike për çdo individ dhe çdo iniciativë që synon shërbimin ndaj komunitetit.

“Politika për mua është mjeti më i lartë i shërbimit për të ndryshuar shoqërinë,” shprehet Mehmeti. Ajo beson se politikat e Partisë Demokratike janë të duhura për të realizuar synimet e saj dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë./RealitetiPost/

Shpërndaje