
Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës.
Dokumenti, i propozuar nga Sllovenia në emër të dhjetë vendeve anëtare të zgjedhura të Këshillit – përfshirë Algjerinë, Danimarkën, Greqinë, Guajanën, Panamanë, Pakistanin, Korenë e Jugut, Sierra Leonen, Somalinë dhe vetë Slloveninë – mori 14 vota pro, por u bllokua nga vetoja amerikane.
Në projekttekstin e paraqitur theksohej situata humanitare kritike në Gaza, përfshirë rrezikun nga uria, dhe theksohej domosdoshmëria që të gjitha palët të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut.
Përfaqësuesja e SHBA-së, Dorothy Shea, e justifikoi vendimin para votimit, duke thënë se dokumenti ishte “i papranueshëm për përmbajtjen dhe mënyrën se si u paraqit”. Ajo akuzoi Hamasin për refuzimin e marrëveshjeve të mëparshme për armëpushim dhe theksoi se çdo hap që rrezikon sigurinë e Izraelit është i papranueshëm për SHBA-në.
Shea theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe kritikoi OKB-në për mospërcaktimin e Hamasit si organizatë terroriste.
Kjo ishte hera e pestë që SHBA-ja vë veton ndaj një rezolute të ngjashme për Gazën, pas rasteve të mëparshme në tetor dhe dhjetor 2023, si dhe në shkurt dhe nëntor 2024. Në disa raste të tjera, Uashingtoni ka zgjedhur të