Shefi i OKB-së paralajmëron për spastrim etnik në Gazë mes sulmeve izraelite…

Shpërndaje

Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk dënoi sot sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar për rrezikun e një spastrimi etnik.

“Breshëria e fundit e bombardimeve, që i detyron njerëzit të lëvizin mes kërcënimit të sulmeve të intensifikuara, shkatërrimit metodik të lagjeve dhe mohimit të ndihmës humanitare, tregon përpjekjet për një ndryshim të përhershëm demografik në Gazë”, tha Turk.

“Kjo do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe është e barabartë me spastrimin etnik”, theksoi ai. “Ne duhet ta ndalojmë këtë çmenduri”, shtoi Turk.

Komisioneri i lartë i OKB-së theksoi se palët në konflikt duhej të zbatonin konventën ndërkombëtare për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit. “Ata që nuk e bëjnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Shpërndaje