
Kandidati për deputet, Shkëlqim Sterkaj, gjatë një takimi në Kelmend, shprehu bindjen se fitorja do të nisë nga njësia më veriore e vendit. Ai u prit me entuziazëm nga banorët dhe struktura organizative, duke theksuar se në mandatin e katërt do të vijojë zhvillimin dhe promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të zonës.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Të bindur dhe entuziast që fitoren do ta fillojmë nga njësia më veriore, Kelmend 📌. Gjetëm mbështetje nga struktura organizative dhe banorët e asaj zone të mrekullueshme, të cilën jam i bindur, që në mandatin e katërt, do e çojmë edhe më tej me zhvillimin dhe promovimin e turizmit, vlerave kulturore dhe traditave.
