Shkëlqim Sterkaj: Me Shkrelin drejt fitores dhe një të ardhme më të sigurt!

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, ka ndarë një mesazh entuziast për mbështetësit e tij, duke theksuar rëndësinë e fitores më 11 maj dhe rolin e veçantë që ka Shkreli në këtë rrugëtim. Me një vizion të qartë për më shumë investime, zhvillimin e turizmit dhe një të ardhme të sigurt, ai shpreh besimin e tij tek qytetarët dhe strukturat lokale. Në një skuadër më të fuqishme se kurrë, ai i fton të gjithë të bashkohen në synimin për Shqipërinë e vitit 2030 dhe ëndrrën evropiane.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Fitorja më 11 maj do të nisë nga Shkreli. ☺️ Jam i bindur se burrat e Shkrelit do të dinë ta vlerësojnë mundësinë për më shumë investime, vëmendje ndaj turizmit dhe një të ardhme të sigurt. 🤝

Skuadra jonë është më e fuqishme se kurrë! 💪 Mirënjohës ndaj strukturave në Shkrel 🌹

Të bashkuar drejt një qëllimi: Shqipëria 2030 dhe ëndrrës së madhe evropiane! 🇦🇱🇪🇺

Shpërndaje