Shkoder/ Rezervat e gjakut të pamjaftueshme. Familjarët, dhuruesit kryesor, i rëndësishëm shtimi i dhurimit vullnetar…

Shpërndaje

Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht ka rezerva të pamjaftueshme për disa grupe gjaku.

 Sipas punonjësve të bankës së gjakut në Shkodër, familjarët e të sëmurëve mbeten dhuruesit kryesorë, por kontributi i tyre nuk arrin të përmbushë nevojat në rritje për gjak.

Një rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka shtimi i dhuruesve vullnetarë, të cilët në disa periudha janë të paktë.

Për të adresuar këtë situatë, Dega e Kryqit të Kuq në Shkodër ndërmerr rregullisht  fushata dhe aktivitete sensibilizuese me synimin për të rritur numrin e dhuruesve.

Aktualisht, siç bëhet e ditur nga Kryqi i Kuq, dhuruesit  më të shumtë janë të rinjtë, veçanërisht studentët e Universitetit të Shkodrës, të cilët tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi qytetare për përmbushjen e kësaj nevoje jetësore.

Shpërndaje