Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e Saj të lirë!

Shpërndaje

Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e Saj të lirë!

Në përmbyllje të një procesi të rëndësishëm të zgjedhjeve 2025, dua të falenderoj nga zemra të gjithë mbështetësit, votuesit, simpatizantët dhe militantët e Partisë Demokratike që vazhdojnë të besojnë tek vlerat që kjo parti mbart që prej krijimit të Saj, familja, kombi dhe besimi në Zot!

Falenderoj nga zemra ekipin e kandidatëve për deputetë të cilët treguan qytetari dhe kulturë, duke bërë një fushatë model qytetare, duke treguar etikë maksimale në komunikim dhe në daljet e tyre publike. Shpalosën programin e Partisë Demokratike dhe asnjëherë nuk dolën jashtë normave të atakimit të kundërshtarëve tanë politikë, por treguan se vërtetë janë një ekip model dhe përfaqësim dinjitoz i Partisë Demokratike dhe aleancës “Shqipëria Madhështore” në tërësi!

Falenderim kam për drejtuesin politik të Qarkut, profesor Luçiano Boçi, i cili diti të menaxhojë më së miri fushatën elektorale duke përhapur frymën e bashkëpunimit në grup dhe të vlerësimit të punës së secilit që u angazhua në këtë fushatë!

Falenderoj sekretarët e degës dhe juristët të cilët bënë një punë të jashtëzakonshme në mirëmenaxhimin e procesit të zgjedhjeve dhe të numërimit të votave!

Në fund dua të falenderoj nga zemra pjesën më të rëndësishme të Partisë Demokratike, strukturën e Saj. Kryetarët e grupseksioneve dhe sekretarët e grupseksioneve, kryetarët dhe sekretarët e seksioneve, kryesinë e partisë, të gjithë komisionerët, numëruesit, vëzhguesit, të gjithë vullnetarët që iu bashkuan misionit të fitores së Partisë Demokratike në Shkodër.

Me një punë të palodhur, mes kërcënimeve dhe presioneve të pushtetit, ata nuk u ndalën por vazhduan si misionarë të vërtetë të punojnë deri në fund për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Qëndruan ditë e natë nëpër Qëndrat e votimit dhe të numërimit duke mos braktisur në asnjë moment Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj por duke i shkuar deri në fund me besnikëri procesit të tejzgjatur e të tejlodhshëm për të numëruar e mbrojtur çdo votë të partisë dhe vullnetin e lirë të banorëve të Bashkisë Shkodër!

Përulje dhe respekt për punën e secilit prej strukturave të Partisë Demokratike që përballuan me krenari dhe trimëri, pa u luhatur në asnjë moment një fushatë presionesh dhe kërcënimesh nga më të ndryshmet nga individët rilindas në pushtet!

Shkodra tregoi edhe një herë shpirtin e saj të lirë dhe demokratik duke i treguar të gjithë Shqipërisë se Ajo nuk lëkundet përballë asnjë regjimi por dënon me votë këdo që cënon dinjitetin, kulturën dhe qytetarinë e Saj!

Partia Demokratike Shkodër tregoi se është e bashkuar dhe se punon fort për mbrojtjen e demokracisë dhe fitoren e saj siç e dëshmoi edhe në këto zgjedhje! Ndjej krenari për të gjithë gratë, burrat, të rinjtë e të rejat e strukturave të Partisë Demokratike, për punën e tyre të palodhur në arritjen e objektivit final, mbrojtjes së çdo vote dhe fitores së Partisë Demokratike në Shkodër!

Përulem me respekt përpara punës së çdo individi të strukturave të partisë!

Shkodra gjithmonë e para✌️@

Eliona Shkreli (Kryetare PD Shkodër)

Shpërndaje