Shkodra mirëpret Botën: Sukses historik i Turneut të Parë Botëror të Policëve IPA…

Shpërndaje

Shkodra po shndërrohet në një qendër të risive dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Pas organizimit të Kampionatit Europian të priftërinjve vitin e kaluar, së fundmi qyteti ka mirëpritur Turneun e Parë Botëror të Futbollit për Policët, i njohur si IPA World Football Tournament, me pjesëmarrjen e ekipeve nga 23 shtete të ndryshme.

Pas dy ditësh me ndeshje të forta dhe konkurrencë të ngjeshur, finalet u zhvilluan në stadiumin “Loro Boriçi”. Në kategorinë e femrave, skuadra e Mbretërisë së Bashkuar triumfoi ndaj Bullgarisë dhe u shpall kampione, duke ngritur trofeun e dhuruar nga organizatorët.

Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, skuadra e IPA Albania u përball në finale me Zvicrën dhe siguroi fitoren me rezultatin 3-2. Kapiteni Olsi Radohina pranoi trofeun nga presidenti i IPA Botëror, Martin Hophman, në një moment mjaft prekës.

Ky event madhor u organizua nga IPA Albania nën drejtimin e presidentit Skënder Doda dhe angazhimin e veçantë të zv/presidentit Ardian Zaganjori, i cili pati një rol kyç në realizimin e këtij turneu që mblodhi mbi 500 pjesëmarrës nga mbarë bota.

Shpërndaje