Shkodra nderon qëndresën antikomuniste – Nisën veprimtaritë përkujtimore me mesazhe reflektimi dhe ndjese…

Shpërndaje

Në Shkodër, qyteti simbol i rezistencës antikomuniste, nisën sot veprimtaritë për Ditët e Qëndresës Antikomuniste të popullit shqiptar. Pranë memorialit të viktimave dhe të dënuarve politikë, u mbajt një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Shoqata e ish-të përndjekurve politikë, me mbështetjen e Bashkisë.

Përfaqësuesit e shoqatës theksuan se edhe pas më shumë se tre dekadash nga rënia e diktaturës, shoqëria shqiptare ende nuk ka reflektuar mjaftueshëm mbi të kaluarën komuniste.

Luciano Boçi, drejtues politik i PD-së në Shkodër, kërkoi ndjesë publike në emër të partisë për mungesën e vëmendjes ndaj kësaj shtrese ndër vite, ndërsa akuzoi mazhorancën për qëndrim të qëllimshëm ndaj kësaj historie.

Ceremonitë përkujtimore do të vijojnë në ditët në vijim në Spaç dhe Qafë Bar, dy vende simbol të qëndresës së të burgosurve politikë.

Shpërndaje