Shkodra përgatitet për Europianin U16/ Investime në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”

Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë me qytetarët një nismë të rëndësishme në kuadër të pritjes së Kampionatit Europian të Basketbollit U16. Në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” po kryhen përmirësime thelbësore për të siguruar kushte dinjitoze për sportistët e rinj që do të përfaqësojnë vendet e tyre në këtë ngjarje madhore.

Postimi i kryebashkiakut Beci:

Në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit U16 që do të zhvillohet në Shkodër, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” po kryhen punime për të garantuar kushte optimale për të gjithë sportistët pjesëmarrës.

Punonjësit e Drejtorisë së Menaxhimit të Objekteve Publike po punojnë intensivisht për përmirësimin e elementeve kyçe sportive, parketi i fushës së lojës, rinovimi i dhomave të zhveshjes dhe po vihet në funksion sistemi i kondicionimit të ajrit në të gjithë ambientin e pallatit.

Përveç këtyre, do të bëhet rishikimi i ndriçimit sportiv dhe sinjalistikës brenda sallës, për të garantuar standardet që kërkon një aktivitet i nivelit europian.

Shpërndaje