
“Gjeografia dhe ekosistemet në Alpet shqiptare” është tema e shkollës verore që zhvillohet për tre ditë me radhë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizuar nga Departamenti i Gjeografisë.
Në fokus të këtij aktiviteti janë mësuesit e lëndës së gjeografisë në arsimin 9-vjeçar në Shkoder.
Përmes trajnimeve teorike dhe praktikës në terren, pjesëmarrësit po njihen më nga afër me sfidat mjedisore dhe qasjet e reja në edukimin gjeografik
Kjo shkollë verore, që vjen si një risi, është pjesë e nismes së Universitetit të Shkodrës, që synon forcimin e bashkëpunimit me mësuesit e arsimit parauniversitar dhe krijimin e një urë të qëndrueshme komunikimi dhe shkëmbimi përvojash.
Gjatë këtij viti akademik, Universiteti i Shkodrës ka zhvilluar disa trajnime të specializuara për mësuesit e arsimit parauniversitar, në kuadër të programit kombëtar për zhvillimin profesional të tyre.