
Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për monumentin e Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në konkurs morën pjesë 17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat plotësuan të gjitha kushtet e parashikuara.
Punimet u vlerësuan nga një komision profesional përbërë nga:
Prof. Gazmend Leka, piktor
Prof. Adem Rusinovci, skulptor
Prof. Dejan Duraković, skulptor
Prof. Muhamet Mala, historian
Gazmir Pulti, arkitekt
Në bazë të kritereve të përcaktuara, u shpallën fituesit si më poshtë:
Vendi i parë: Shifra 2030 – autor Sabri Behramaj
Vendi i dytë: Shifra 54 – autor Vasil Rakaj
Vendi i tretë: Shifra PHOENIX – autor Agron Ujkashi
Komuna e Ulqinit falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe profesional në këtë projekt të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik të qytetit.


