Shpërthim me lëndë plasëse në zyrën e noterit Fran Gjoni në Lezhë…

Shpërndaje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lezhës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Objektivi i sulmit ka qenë zyra noteriale e noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”. Fatmirësisht, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pa lëndime në njerëz.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se dy persona kanë vendosur lëndën plasëse pranë zyrës dhe më pas janë larguar. Deri më tani, autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti kriminal.

Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është përfshirë në politikë si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për deputet. Nuk dihet ende nëse sulmi ka ndonjë lidhje me angazhimin politik të familjarit të tij, por hetimet po vijojnë për të zbuluar të gjitha pistat e mundshme./RealitetiPost/

Shpërndaje