Shqipëria do të aplikojë “burgun e hapur”…

Shpërndaje

Ashtu si vendet e rajonit edhe Shqipëria pritet të aplikojë regjimin e burgut të hapur. Zv/drejtori i burgjeve Femi Sufaj, në një intervistë për Tv Klan thotë se në ndryshimet ligjore është përcaktuar që përfitues të jenë të burgosurit që u ka mbetur për të kryer deri në 1 vit burg.

Regjimi i burgut të hapur u jep mundësi të dënuarve që të dalin jashtë ambientit të vuajtjes së dënimit për të punuar, shkolluar apo për të ndjekur një kurs profesional.

“Ky institucion së pari është i hapur nga ana fizike, që dmth nuk ka shumë mure rrethuese, nuk ka shumë mbikqyrje, nuk ka shumë punonjës policie, por është i hapur edhe nga aspekti që i burgosuri mund të vizitohet edhe nga qytetarë, i burgosuri mund të përfshihet edhe në punë në komunitet, me kohë të pjeshme gjatë ditës, mund të përfshihet edhe në kurs dhe mund të ndjekë një universitet apo shkollë.”

Siaps zv/drejtorit të burgjeve qëllimi i këtij regjimi është riintegrimi i të dënuarve në shoqëri.

Shpërndaje